Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Moti i paqëndrueshëm , reshje shiu dhe era e fortë në të gjithë vendin
Sot, Shqipëria do të përballet me një ditë me mot të paqëndrueshëm, ndërsa kushtet atmosferike do të ndryshojnë dukshëm gjatë ditës, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Pas një mëngjesi me kthjellime dhe alternime të vranësirave, nga mesdita pritet një përkeqësim i motit që do të ndodhë gradualisht në të gjithë territorin. Gjatë pasdites, vranësirat do të shtohen dhe do të bëhen më të dendura, duke krijuar një atmosferë më të rënduar. Reshjet e shiut do të fillojnë nga orët e mesditës dhe kryesisht në pasditë, fillimisht përgjatë Ultësirës Perëndimore me intensitet të ulët dhe mesatar. Më vonë, shirat me intensitet mesatar do të përfshijnë tërë territorin, ndërsa në zonën e Ultësirës Perëndimore reshjet do të jenë të shoqëruara me rrebeshe të shkurtra dhe shkarkesa elektrike, duke...