Shpërthimi i makinës me tritol në Sarandë, flasin fqinjët: Ishte i fortë, copëzat u përhapën kudo

Shpërthimi i makinës me tritol në Sarandë, flasin fqinjët: Ishte i fortë, copëzat u përhapën kudo

Një dëshmitare ka treguar se si ishte momenti i shpërthimit në Sarandë, që la të vdekur 58-vjeçarin Isuf Jaçaj. Ajo u shpreh se shpërthimi ka qenë i fortë, teksa copëzat e makinës janë përhapur gjithandej. “Ishte ora 10 ose 10 e gjysëm, se mbaj mend. Xhamat u shpërndanë gjithandej. Fëmijët u trembën shumë. Desh vdiqëm. Këtu kisha dhe turistë të huaj, u trembën shumë. Njëra ishte dhe shtatzënë u tremb dhe vetëm qante”, u shpreh dëshmitarja. Isuf Jaçaj 58 vjeç ka humbur jetën mbrëmjen e të shtunës në Sarandë, pas tritolit që iu vendos makinës së tij. Viktima kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe ishte babai i Klaus Jaçajt, i cili ndodhet aktualisht në burg, i akuzuar për “përkrahje të autorit të krimit” në një...