“A mund të jetojë një familje…”/ Tabaku, sjell në vëmendje, krizën ekonomike: Rritja e çmimeve, sfidë për mbijetesë

“A mund të jetojë një familje…”/ Tabaku, sjell në vëmendje, krizën ekonomike: Rritja e çmimeve, sfidë për mbijetesë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, duke theksuar se kriza e vërtetë që po kalon Shqipëria nuk është vetëm ekonomike, por mbi të gjitha “kriza e familjes shqiptare”. “Sot një person për të jetuar në qytetin e Tiranës i duhen 46 mijë lekë të reja vetëm për shpenzimet bazë të jetesës, për ushqim dhe nevoja të tjera, pa llogaritur banesën. Ndërsa një familje me dy fëmijë ka nevojë për 87 mijë lekë në muaj. A mund të jetojë një familje që merr dy paga minimale me këto çmime të rritura? Sigurisht që jo”, shprehet ligjvënësja demokrate në postimin e saj në Facebook. Sipas deputetes, rritja e çmimeve është kthyer në një sfidë të vërtetë për mbijetesën e...