Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Shpërthimi me tritol në Sarandë, flet fqinja: Zhurmë e fortë, copat e makinës u shpërndanë në ajër
Isuf Jaçaj SARANDË- Shpërthimi me tritol që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Sarandë, ku mbeti i vrarë 58-vjeçari Isuf Jaçaj, ka tronditur jo vetëm familjen e tij, por edhe fqinjët. Një fqinje, e cila ishte dëshmitare e ngjarjes, ka rrëfyer për mediat se shpërthimi ishte shumë i fortë, duke bërë që copat e makinës, aty ku ishte vendosur tritoli, të shpërndaheshin në ajër. Ajo tregoi se në momentin e ngjarjes në zonë ndodheshin edhe turistë, të cilët u panikosën, ashtu si edhe fëmijët e banorëve vendas. “Ishte ora 10 ose 10 e gjysëm, se mbaj mend. Xhamat u shpërndanë gjithandej. Fëmijët u trembën shumë. Desh vdiqëm. Këtu kishte dhe turistë të huaj, u trembën shumë. Njëra ishte dhe shtatzënë u tremb dhe vetëm qante”, u...