Koçiu dhe Vengu në pikën e mjeteve të konfiskuara : Do t’i pastrojmë dhe kthejmë në kënde lojërash për fëmijë!

Koçiu dhe Vengu në pikën e mjeteve të konfiskuara : Do t’i pastrojmë dhe kthejmë në kënde lojërash për fëmijë!

Këtë të dielë, më 5 tetor, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka shkuar në Vlorë, aty ku vazhdon puna e pandërprerë për lirimin e hapësirave publike, të përdorura prej vitesh si pika grumbullimi për mjetet e sekuestruara apo të konfiskuara. Ajo njoftoi se pas Shkodrës dhe Laçit, ka nisur puna për lirimin e një tjetër hapësire publike, në qytetin bregdetar. Koçiu ishte e shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, kryeinspektorja e AAPSK-së Risena Xhaja, nënkryetari i Bashkisë Vlorë dhe drejtori vendor i Policisë. “Jemi në zonën e Nartës, është një nga 24 pikat e bllokimit në të gjithë vendin që Policia e Shtetit përdor për të gjithë automjetet e konfiskuara dhe të sekuestruara. Në fakt, që prej fillimit të muajit shtator, së...