“Faleminderit Trump”, Netanyahu: Do t’i kthejmë të gjithë pengjet në shtëpi

“Faleminderit Trump”, Netanyahu: Do t’i kthejmë të gjithë pengjet në shtëpi

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Hamasi është i gatshëm të lirojë të gjithë pengjet vetëm për shkak të presionit ushtarak dhe diplomatik, duke theksuar se vendi i tij nuk do t’u nënshtrohet kërkesave të grupit. Ai përsëriti se Izraeli i ka rezistuar “presionit të madh” si nga bashkësia ndërkombëtare ashtu edhe nga brenda Izraelit për t’i dhënë fund luftës dhe për të pranuar kushtet e Hamasit. Ai tha se këmbëngulja e qeverisë së tij ka çuar në fazën aktuale të negociatave për lirimin e pengjeve. Në deklaratat e tij, ai falënderoi presidentin amerikan Donald Trump për “mbështetjen e tij të fortë” dhe për pjesëmarrjen e SHBA-së në sulmet kundër programit bërthamor të Iranit. “Është e vërtetë që ne mund të arrijmë lirimin e...