Makina e deputetit PS karikohet në institucionin ku ka qenë drejtor. Ardit Bido, me disa versione për foto-skandalin

Makina e deputetit PS karikohet në institucionin ku ka qenë drejtor. Ardit Bido, me disa versione për foto-skandalin

Makina e deputetit socialist, Ardit Bido, i zgjedhur në maj në Qarkun e Vlorës, është fotografuar duke u karikuar në institucionin ku ai ka qenë drejtor, në Arkivin e Shtetit. Bido e drejtoi Arkivin e Shtetit, që prej vitit 2016 derisa u zgjodh deputet në zgjedhjet e 11 majit. I kontaktuar në lidhje me këtë rast, por deputeti dha disa versione CNA. E para, që ishte në Strasburg, pastaj tha se nuk kishte dijeni, më pas na tha se është bërë më parë etj. “Po, ajo është makina ime, por nuk e kam pasur unë në përdorim, por një bashkëpunëtor i imi teksa unë kam qenë jashtë këto ditë, në Strasburg. Fakti që ka qenë aty, tani po e marr vesh”. “Atëherë, kjo fotografi është bërë në ditën...