E mitura u hodh nga kati i tretë i pallatit, dëshmia tronditëse e nënës: E bëri sepse e rrihnin dhe e tallnin në lagje

E mitura u hodh nga kati i tretë i pallatit, dëshmia tronditëse e nënës: E bëri sepse e rrihnin dhe e tallnin në lagje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë, ku një e mitur është hedhur nga kati i tretë i një pallati. Aktualisht ajo ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Jashtë kamerave, nëna e saj ka bërë një deklaratë të fortë, ku ka treguar se të bijën e kanë rrahur dhe bullizuar në lagje, sipas raportimit të gazetares së Top Channel, Dhorjela Çule. “Burrin e kam në burg për dhunë në familje, kam katër fëmijë. Erdha në shtëpi nga Barmashi i Kolonjës, në lagjen 14 në Korçë. Vajzën e madhe ma kanë rrahur, edhe vajzën e dytë. Po shtohen bullizimet. Para dy ditësh e ka goditur çupën një vajzë në kurriz. I thashë asaj që ma goditi mos të më bezdisin vajzat...