Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Miliona euro dëm shtetit/ Dosja ‘Bankers Petroleum’ në SPAK, hetohen si grup kriminal CEO dhe drejtues të kompanisë
Dosja e hetimit financiar për rastin e “Bankers Petroleum” i ka kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme SPAK. Prokuroria e Fierit ka shpallur moskompetencën dhe ka kaluar çështjen në SPAK, pasi ka konstatuar se disa persona të arrestuar kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, me qëllim vjedhjen e shumave financiare nga “Bankers Petroleum”. Vendimi për shpalljen e moskompetencës është mësuar nga gazetari Elton Qyno, pasi burime pranë Prokurorisë së Fierit kanë konfirmuar se CEO i “Bankers Petroleum”, kinezi Hongping Xiao, ish-drejtori Leonidha Çobo, si dhe persona të tjerë të ndaluar, kanë vepruar si grup kriminal. Të dy personat e sipërpërmendur akuzohen për skemë mashtruese me TVSH-në dhe evazion fiskal, ndërsa për Leonidha Çobon dyshohet edhe për pastrim parash. Pak kohë më parë,...