Vodhi në lokal çantën e një klienti, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë

Vodhi në lokal çantën e një klienti, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë

Një 65-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi vodhi çantën e një klienti në një lokal në rrugën “Mihal Duri”. Sipas njoftimit zyrtar, 65-vjeari pasi mori çantën ku ndodhej një shumë e konsiderueshme eurosh, u identifikua dhe u kap menjëherë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3. Gjatë kontrolleve, policia gjeti të fshehur në një rrugicë pranë Rrugës së Durrësit çantën me shumën e parave, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Uniformat blu po hetojnë nëse 65-vjeçari ka kryer edhe vjedhje të tjera. “Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi, se në një lokal në rrugën “Mihal Duri”, i kishin vjedhur çantën me një shumë eurosh në të, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 identifikuan...