Hamasi i thotë “PO” planit të SHBA për Gazën, Trump: Izraeli të ndalë bombardimet!

Hamasi i thotë “PO” planit të SHBA për Gazën, Trump: Izraeli të ndalë bombardimet!

foto ilustruese SHBA- Hamasi ka rënë dakord të lirojë të gjithë pengjet izraelite, për sa kohë që "plotësohen kushtet në terren për shkëmbimin" dhe shprehu gatishmërinë për të negociuar përmes ndërmjetësve mbi planin e Presidentit Donald Trump për paqen në Lindjen e Mesme. Në deklaratën e tij të së premtes, Hamasi tha se grupi "pohon gatishmërinë e tij për të hyrë menjëherë në negociata përmes ndërmjetësve për të diskutuar detajet e kësaj marrëveshjeje". "Lëvizja gjithashtu rinovon marrëveshjen e saj për t'ia dorëzuar administrimin e Rripit të Gazës një organi palestinez të pavarurish (teknokratësh), bazuar në konsensusin kombëtar palestinez dhe mbështetjen arabe dhe islamike", tha Hamasi. Hamasi po i përgjigjej një plani paqeje prej 20 pikash që Trump e përshkroi të hënën në Shtëpinë e Bardhë së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin...