Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ndërpritet aksioni për shpëtimin e personave të bllokuar në bjeshkën e Javorrit
Është ndërprerë aksioni për shpëtimin e personave të bllokuar në bjeshkën e Javorrit në Tropojë. Policia lokale bën të ditur se, forcat e kërkimit pas disa orësh ecje në këmbë janë takuar me shtetasin A. S., familjar i personave të bllokuar. Pas komunikimit me personat e bllokuar, u konstatua se ata ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kishin nevojë urgjente për ushqim apo përkujdesje tjetër, pasi do të qëndronin në stan. Për këtë arsye është vendosur që operacioni të nisë mëngjesin e nesërm. Njoftimi i Policisë së Tropojës: Rreth orës 13:05, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë marrë njoftim se disa persona janë izoluar në një stan në Bjeshkën e Javorrit, për shkak të bllokimit të rrugës nga reshjet e dendura të...