BSH do të ulë edhe komisionet për pranimin e pagesave me kartë

BSH do të ulë edhe komisionet për pranimin e pagesave me kartë

Në shtator, Banka e Shqipërisë vendosi një ulje të ndjeshme të komisioneve maksimale të lejuara për transfertat bankare në Lek dhe në Euro. Së shpejti, pritet që Banka Qendrore të ndërmarrë një tjetër ndërhyrje të rëndësishme, e cila pritet të ulë komisionet që tregtarët paguajnë për pranimin e pagesave me kartë duke krijuar hapësira për një rritje të mëtejshme të tyre.  Ersuin ShehuBanka e Shqipërisë po përgatit ndërhyrjen e radhës në komisionet e pagesave, që pritet të nxisë më shumë pagesat me kartë në ekonominë shqiptare.Një nga arsyet që frenon bizneset, sidomos ato më të vogla, për të pranuar pagesa me kartë është edhe kosto e transaksionit. Kjo kosto është e ndryshueshme, por mund të arrijë deri në intervalin 2.5%-3%.Edhe për këtë arsye, shumë biznese...