Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Superliga: Dinamo e Pogradeci nisin shkëputjen te femrat, Vllaznia vijon të surprizojë te meshkujt
Ka nisur java e 4-t e Superligës në volejboll për meshkuj e femra, teksa janë luajtur sfidat e para në të dyja kategoritë. Te femrat, skuadra e Dinamos vijon të kryesojë renditjen me 12 pikë të plota. Blutë e trajnerit Koja fituan sot 3-0 (25-15, 25-20, 25-12) ndaj Teutës. Një ndeshje që ishte një formalitet për kryeqytetaset, ndjeshëm më superior në parket. Po 3-0 (25-16, 25-11, 25-19) fiton edhe Pogradeci, që mundi në Shkodër skuadrën e Vllaznisë. Edhe kjo sfidë nuk pati shumë histori, pasi u dominua nga skuadra mike, që ndjek ritmin e Dinamos, duke qëndruar një pikë pas kryeqytetase në renditje. Te meshkujt, Vllaznia vijon të kryesojë e vetme renditjen, ende e pamposhtur në kampionat. Shkodranët fituan 3-1 ndaj Erzenit (23-25, 25-15, 25-22,...