Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
E konfirmon policia, 65-vjeçari që u gjet i pajetë në Tale u dhunua dhe u vra me armë zjarri
Një 65-vjeçar është dhunuar dhe më pas është qëlluar për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Lezhë. Trupi i pajetë i Gjergj Tushës u gjet nga policia në breg të lumit të Matit, me shenja dhune dhe një plagë në trup, që dyshohet nga arma e zjarrit. 65-vjeçari u raportua i humbur nga vajza e tij, gjatë pasdites, dhe pas disa orësh kërkime, policia e gjeti të dhunuar dhe vrarë. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të krimit dhe identifikimin e kapjen e autorëve. Për zbardhjen e ngjarjes janë angazhuar dhe Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Policia e Shkodrës, që po kontrollojnë në zonë me qëllim kapjen e autorëve....