Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
VIDEO/ Vrau shokun në Babrru, pamjet kur 38-vjeçari largohet i qetë duke folur në telefon
Publikohen pamjet e autorit të dyshuar të vrasjes me thikë të 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci, ngjarje e ndodhur në zonën e Babrrusë në Tiranë. Në video shihet 38-vjeçari Arlind Demushi, i dyshuari kryesor për krimin, duke u larguar në këmbë nga vendngjarja, i qetë dhe duke folur në telefon. Ai duket nën efektin e alkoolit, ndërsa në pantallonat e tij vërehen njolla që dyshohet të jenë gjurmë gjaku. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, autori me origjinë nga Tropoja u kap në një banesë në qytetin e Durrësit. Në momentin e arrestimit, atij iu gjet një çantë me rrobat që kishte veshur gjatë kryerjes së krimit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se të...