Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Çmimet e shtëpive dhe qiratë në BE vazhdojnë të rriten
Në tremujorin e dytë të vitit 2025, çmimet e shtëpive në Bashkimin Europian u rritën me 5.4%, ndërsa qiratë u rritën me 3.2%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024.Në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2025, çmimet e shtëpive u rritën me 1.6% dhe qiratë me 0.7%.Midis vitit 2010 dhe tremujorit të dytë të vitit 2025, çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 60.5% dhe qiratë me 28.8% (shih grafikun).Ndërsa qiratë janë rritur në mënyrë të qëndrueshme, çmimet e shtëpive kanë ndjekur një model më të luhatshëm.Ato kanë shënuar një rritje të fortë midis tremujorit të parë 2015 dhe tremujorit të tretë 2022, të pasuar nga një rënie e vogël dhe stabilizim, përpara se të fillonin të rriteshin sërish në vitin...