Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Policia duart lart, mos lëviz!”/ Momenti i arrestimit të autorit të vrasjes së 41-vjeçarit në Babrru! Detajet.. (EMRI/ VIDEO)
Tiranë/Veprimet e shpejta hetimore zbardhin rrethanat dhe autorësinë e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Babrru. Kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari Arlind Demushi që dyshohet se vrau me thikë 40-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta me të. Në momentin e arrestimit, 38-vjeçarit iu gjet një çantë me veshjet që ka patur gjatë kryerjes së krimit. Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e shkakut të vdekjes së shtetasit H. I., 40 vjeç, i cili u gjet mbrëmjen e djeshme, në rrugë, pa shenja jete dhe me plagë të shkaktuara me mjet prerës, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes...