Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Befason Sylvinho, fton mbrojtësin e Shkëndijës së Tetovës. Publikon listën për ndeshjet ndaj Serbisë dhe Jordanisë
Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka publikuar listën e lojtarëve që do të grumbullojë për dy ndeshjet e muajit tetor, sfidën kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe miqësoren ndaj Jordanisë.Braziliani kuqezi ka thirrur 25 lojtarë dhe risia e vetme është futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Klisman Cake. Qendërmbrojtësi ka qenë më parë pjesë e kombëtares U-21 dhe pas paraqitjeve të mira me Shkëndijën, ku arritën edhe kualifikimin historik në “Conference League”, e ka bindur trajnerin Sylvinho për ta ftuar në kombëtare. Lista e plotë Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër...