Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Meloni: Italia në mbështetje të komunitetit hebre, antisemitizmi nuk ka vend në Europë
Bota E Enjte, 2 Tetor 2025 20:54 “Jam thellësisht e tronditur nga sulmi i shëmtuar dhe brutal në një sinagogë në Mançester, i kryer në ditën e shenjtë të Yom Kippur”, tha kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni e cila shprehu mbështetjen për familjet e viktimave. Po ashtu Meloni tha se është “thellësisht e tronditur” nga “sulmi frikacak dhe brutal” i mëngjesit të sotëm në Mançester. ”Unë mbështes familjet e viktimave, komunitetin hebre dhe kombin britanik në tërësi. Antisemitizmi nuk mund dhe nuk do të ketë vend në Evropë”, tha Meloni.