Zgjedhjet në Tiranë, debat PS-PD/ Opozita akuzon presidentin Begaj për shkelje dhe përplasen me socialistët për vakancat në KQZ

Zgjedhjet në Tiranë, debat PS-PD/ Opozita akuzon presidentin Begaj për shkelje dhe përplasen me socialistët për vakancat në KQZ

Dita e duelit për Tiranën u shpall nga kreu i shtetit, por dekreti presidencial për garën e kryeqytetit për demokratët është arsye që Bajram Begaj të mos jetë më në zyrën e Presidentit. “Shkelja është brutale, Presidentin e Republikës nuk e lënë më të ushtrojë detyrën dhe kjo është një nder arsyet pse Bajram Begaj nuk mund te vijojë me atë detyre. Ne sot kemi një kryeministër qe ka përzgjedhur ai datën, ligji nuk e lejon ketë“-u shpreh Oerd Bylykbashi, nënkryetar i komisionit të ligjeve. Zgjedhjet e parakohshme në 6 Bashki përfshirë Tiranën  duket se hasën pengesën e para proceduriale. Komisionit Rregullator, një prej tre organeve  te KQZ, i cili miraton një sërë aktesh për zgjedhjet e pjesshme,  i përfundon mandati me 5 tetor. Një ditë...