“Mes të ndaluarve” në flotiljen me ndihma drejt Gazës edhe një aktiviste shqiptare/ Ja cila është ajo… (EMRI/FOTO)

“Mes të ndaluarve” në flotiljen me ndihma drejt Gazës edhe një aktiviste shqiptare/ Ja cila është ajo… (EMRI/FOTO)

Forcat izraelite kanë ndaluar 13 anije që transportonin aktivistë të huaj dhe ndihma drejt Gazës, ndërsa 30 anije të tjera vijojnë lundrimin, sipas organizatorëve të flotiljes.  Mes aktivistëve nga 40 vende të botës, sipas organizatës Kolektivi Feminist, ndodhet edhe shqiptarja nga Kosova, Albulena Fazliu, e cila është bashkuar me flotiljen globale “Sumud” për të mbështetur popullin palestinez.  “Ndër aktivistët/et që kanë mësyrë të hapin një korridor humanitar është edhe Albulena Fazliu. Ajo tashmë është kidnapuar nga Izraeli”, thuhet në deklaratën e tyre.  Në mesin e pasagjerëve të flotiljes ishte edhe aktivistja suedeze për klimën, Greta Thunberg, e filmuar nga një video e shpërndarë nga ministria e Jashtme izraelite ku shfaqej e rrethuar nga ushtarët.  Flotilja Globale Sumud, që transporton ilaçe dhe ushqim në Gaza, përbëhet nga më shumë se 40 anije civile me rreth 500 parlamentarë,...