Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
A janë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, rruga e vetme për dalje nga kriza?
Ka kohë që vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë marrë vëmendje sikurse këtë vit. Ndoshta se kanë qenë disa, ndoshta se kanë pasur të bëjnë me politikën. Ndoshta se askush nuk e ka ditur cila është rruga përpara për dalje nga kriza institucionale dhe ka tentuar të gjejë ngushëllim në to. Por, këtë herë, duket sikur situata është më ndryshe, që Kosova nuk ka shpëtim më nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. E, si mund të arrihet deri aty? Një tjetër muaj, një tjetër vendim i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, një tjetër moment paqartësie.Situatë e përsëritur disa herë këtë vit. I vetmi dallim është që partitë më të mëdha shqiptare nuk e komentuan pothuajse fare vendimin e Gjykatës, e cila tha se Kuvendi i Kosovës nuk...