Rimbursimet fiktive/ Prokuroria mësyn tek CFO Pharma e Caushollit, policia bllokon ambientet e kompanisë

Rimbursimet fiktive/ Prokuroria mësyn tek CFO Pharma e Caushollit, policia bllokon ambientet e kompanisë

Skandali rimbursimeve fiktive të ilaçeve ka shënuar një zhvillim të fortë. Prokuroria e Tiranës ka mësyrë në ambientet e kompanisë CFO Pharma duke sekuestruar praktikisht të gjithë inventarin dhe dokumentacionin e rimbursimeve. Kapitali ka mësuar se aksioni është urdhëruar nga prokurori Ndini Tavani, ndërkohë që ambientet e kompanisë mbahen të rrethuara me forca policie, që prej ditës së djeshme. Një burim i tha Kapitalit se sekuestrimet janë shtrirë dhe në dy kompanitë satelite të CFO Pharmas, Pharma Plus dhe Medyx Albania. Prokuroria dyshon se të tre kompanitë janë përfshirë në një skemë faturash false dhe shitjes fiktive të barnave me qëllim për të përfituar rimbursime. Në qendër të hetimit janë veçanërisht dy medikamente që përdoren për sëmundjen e astmës, të quajtur respektivisht Foster dhe Trimbow....