SYRI TV/ SPAK zbarkon në Durrës dhe në Shijak, arrestohet Enea Kume, vëllai i deputetit të PS

SYRI TV/ SPAK zbarkon në Durrës dhe në Shijak, arrestohet Enea Kume, vëllai i deputetit të PS

SPAK ka zbarkuar në Durrës në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, në kuadër të dy dosjeve hetimore: një për tjetërsim pronash dhe një për vrasje. Janë lëshuar 8 urdhër-arreste, ndërsa në rrjetën e të arrestuarve kanë përfunduar 3 persona. Në një dosje hetimore për tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalzit, i arrestuari i parë është Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume, i zgjedhur në listat e mbyllura në zgjedhjet e 11 Majit. Emri i tij ishte lakuar nga opozita si i përfshirë nga grupe kriminale në Durrës. Loer Kume ndodhej në një studio televizive live kur doli lajmi për arrestimin e vëllait të tij dhe u shpreh se pret që drejtësia të flasë. I arrestuari tjetër është Vullnet...