Guardiola gjen te Bayern pasuesin e Rodri-t, Man. City ofron fillimisht 40-50 milionë euro

Guardiola gjen te Bayern pasuesin e Rodri-t, Man. City ofron fillimisht 40-50 milionë euro

1 Tetor 2025 20:25 Telesport Dëmtimi i rëndë i pësuar në fillim të sezonit të kaluar, ka bërë që Rodri të mos jetë sërish ai dikurshmi. Mesfushori spanjoll ende nuk është rikuperuar plotësisht, duke bërë që paraqitjet e tij të jenë herë pas here zhgënyjese. Në këtë situatë, drejtuesit e Man. City po shqyrtojnë disa alternativa për të gjetur zëvendësuesin ideal të mesfushorit spanjoll. I preferuari i Pep Guardiolës është Aleksandar Pavlovic, mesfushori 21-vjeçar i Bayern Munich. Pavlovic i dalë nga akademia e Bayernit, konsiderohet si një mesfushor me të ardhme të madhe, duke zgjuar intersin e disa klubeve të njohura, mes tyre edhe të Man. City. Mediat gjermane raportojnë se Man. City po planifikon të ofrojë 40-50 milionë euro për transferimin e Pavlovic gjatë...