Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Në kërkim për plagosje, arrestohet i riu. Një tjetër pas hekurave për…
Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi ishte shpallur në kërkim për vepra të ndryshme panele. Burime zyrtare bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet O. A., 34 vjeç, i shpallur në kërkim më datë 18.09.2025, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Po ashtu pas hekurave ra shtetasi me inicialet A. Sh., 32 vjeç, banues në Pogradec, i shpallur në kërkim më datë 25.09.2025, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”. Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetas.