Ndërtime pa leje dhe prerje të paligjshme të drurëve, procedohen katër shtetas në Durrës

Ndërtime pa leje dhe prerje të paligjshme të drurëve, procedohen katër shtetas në Durrës

Vijojnë kontrollet në terren dhe verifikime të koordinuara me organet kompetente, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit. Si pasojë janë proceduar nga Policia e Durrësit disa shtetas për vepra të ndryshme penale, si ndërtim i paligjshëm dhe prerje e paligjshme e drurëve në zonën e Gosas së Madhe. Materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore. Njoftim i Policisë: Në përfundim të veprimeve procedurale për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Shijak dhe Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:-E. O., 38 vjeç, M. L., 38 vjeç, F. T., 54 vjeç dhe A. D., 30 vjeç, të katërt banues në Shijak, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;-L. A., 36...