“Uniforma e ushtarakut shqiptar, simbol i disiplinës”/ Presidenti Begaj, i pranishëm në ceremoninë e 60- vjetorit…

“Uniforma e ushtarakut shqiptar, simbol i disiplinës”/ Presidenti Begaj, i pranishëm në ceremoninë e 60- vjetorit…

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë sot në ceremoninë e kremtimit të 60- vjetorit të themelimit të Batalionit të Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Presidenti i Republikës vlerësoi përkushtimin e efektivëve ushtarakë, personelit civil dhe vizionin e drejtuesve të cilët e kanë shndërruar sot këtë batalion në njësi elitë dhe të modernizuar të strukturave mbështetëse të Forcave të Armatosura. Duke iu referuar këtij rrugëtimi me sfida dhe sakrifica, Presidenti i Republikës theksoi gjatë fjalës së tij se kjo njësi kurrë nuk është ndalur në përmbushjen e misionit të saj. “Brezi i sotëm, – theksoi Presidenti Begaj, – trashëgon jo vetëm uniformën, por edhe nderin e atyre që shërbyen para jush, duke e mbajtur të gjallë frymën e përkushtimit ndaj atdheut....