Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Veliaj mesazh pas shkarkimit nga Qeveria: Jam më i fortë se kurrë në betejë me të ligën, s’duhet lejuar kjo re e zezë frike që…
Në një postim në rrjetet sociale, ai jep një mesazh dhe thotë se është më i fortë dhe më i vendosur se kurrë për të vijuar betejën ligjore, betejë e cila tashmë është transferuar në Gjykatën Kushtetuese. Veliaj përmend emrin e italianit Gabriele Tarroni Longinotti-t, akuzat e të cilit dy vjet më parë ishin shkaku i nisjes së një sërë protestash të opozitës përpara Bashkisë së Tiranës. “Secili duhet ta lexojë apologjinë noteriale të Gabriele Tarroni Longinotti-t, si leksion për të ardhmen. E bëj këtë për disa grupe: Për të tjerët, që u bënë me vetëdije apo me zell politik pjesë e këtij fabrikimi. Dua t’u them se unë jam i burgosur, por nuk jam në burg. Jam i qetë dhe i çliruar në ndërgjegjen...