Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sekuestrohen 12 kg kanabis, armë dhe municione, arrestohen 2 persona në Kamëz
Në Kamëz u finalizua operacioni policor i koduar “Kombinimi”, i cili goditi veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Si rezultat i këtij operacioni u sekuestruan 12 kilogramë kanabis, municione luftarake – përfshirë granata, ndezës minash, fitila detonatorë dhe tritol –, armë të ftohta dhe peshore elektronike. Policia njofton se gjatë kontrolleve në banesën e një prej të arrestuarve, në fshatin Gjormë të Laçit, u zbuluan 168 bimë narkotike të kultivuara me llamba në një ambient të përshtatur për kultivim, si dhe sasi droge dhe municionesh. “Në banesën e 53-vjeçarit u gjetën 48 bimë dhe 120 fidanë cannabis sativa, 7 kg kanabis, 4 kallep tritol, 2 granata, 2 ndezësa, 7 fitila detonator dhe 3 kuti me ndezesh minash luftarake”, njofton policia. Në Bathore,...