Takimi konsultativ për Tiranën/ Kapri: Ramë dakord që kandidati të jetë jopolitik

Takimi konsultativ për Tiranën/ Kapri: Ramë dakord që kandidati të jetë jopolitik

Përfundon takimi konsultativ mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe Partisë Mundësia për emrin e kandidatit për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, tha se edhe PD është në dakordësi me këtë forcë politike që opozita të dalë me një emër të përbashkët dhe është arritur dakordësia për profilin e kandidatit që ai të jetë jopolitik. Kapri nuk zbuloi një emër, por tha se përballë Manastirliut duhet një figurë me integritet dhe i pashantazhueshëm. “Ramë dakord me parimin që kandidati të jetë jashtë politikës, propozuam një emër që plotëson këtë parim. Kandidati duhet të jetë me integritet, i pashantazhueshëm, që i ka të gjitha shanset përballë Ogerta Manastirliut. Ne nuk do të vendosim kushte, për ne emri është dytësor”, tha Kapri.