Në pritje të aktgjykimit, 12 ditë kohë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Në pritje të aktgjykimit, 12 ditë kohë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kushtetuesja ka marrë vendim të martën se seanca konstituive e Kuvendit nuk ka përfunduar dhe se ajo duhet të përfundojë brenda 12 ditëve që nga hyrja në fuqi e aktgjykimit të saj të 30 shtatorit. Gjykata e ka arsyetuar vendimin e saj, duke përmendur se ende nuk është zgjedhur nënkryetari i Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb. Nuk ka përfunduar seanca konstituive e Kuvendit, e nisur më 15 prill, ka konstatuar Gjykata Kushtetuese në vendimin e nxjerrë të martën. Këtë vendim Kushtetuesja e ka marrë pas ankesës së partisë më të madhe të serbëve të Kosovës e që e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, Lista Serbe, lidhur me votimin ndaras të kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit nga radhët e pakicave. Në fund të...