Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ish-gjykatësi Muçi: Shkarkimi i Veliajt kishte bazë ligjore, por Kushtetuesja duhet të tregojë guxim
Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, i ftuar në Klan News, foli për pozicionin ligjor të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi ky i fundit ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkim. Muçi theksoi se shkarkimi i Veliajt nga Këshilli i Ministrave kishte bazë ligjore, pasi arsyeja ishte mungesa për tre muaj rresht në mbledhjet e Këshillit Bashkiak – një kriter i përcaktuar qartë në ligj. Megjithatë, sipas tij, Gjykata Kushtetuese nuk duhet të mjaftohet me verifikimin formal të mungesës, por të hyjë në thelb të çështjes dhe të bëjë një interpretim kushtetues të pozicionit të Veliajt. “Gjykata Kushtetuese duhet të marrë guximin dhe të bëjë një interpretim që respekton bazën kushtetuese, që është parimi kryesor i Republikës së Shqipërisë. Dispozita është...