Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kalaja kundër takimeve të Nokës me aleatët për Tiranën: S’gjendet kandidati kështu
“Tirana, në situatën ku është, duhet të ketë një kandidat politik, të pastër, me integritet moral dhe të mos shantazhohet nga pushteti”, thotë Adriana Kalaja, Kryetare e Gjykatës së Apelimit të PD. Për të negociatat për gjetjen e kandidatit të opozitës nuk janë të nevojshme, madje tregojnë mungesë serioziteti. ”Çfarë është kjo? Sot po takohemi në Rogner me këtë; nesër do takohemi te hoteli tjetër me atë tjetrin. Kjo nuk tregon seriozitet. Të gjitha partitë opozitare, nëse kanë vendosur që të futen në zgjedhje, nëse duan të kenë një kandidat të vetëm, të mblidhen, të hedhin emrat në diskutim dhe bëhet një balancë që të dalë një emër i pari”.