Ambasada e SHBA-së në Prishtinë: Pezullimi i Dialogut strategjik, pasojë e veprimeve të qeverisë në detyrë, jo e presioneve nga Serbia

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë: Pezullimi i Dialogut strategjik, pasojë e veprimeve të qeverisë në detyrë, jo e presioneve nga Serbia

Çdo sugjerim që pezullimi i Dialogut të planifikuar strategjik për Kosovën lidhet me Serbinë ose aktorë të tjerë të jashtëm, është i pasaktë dhe një përpjekje për ta larguar vëmendjen nga çështjet kryesore, kanë thënë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë. Sipas një zëdhënësi të këtij misioni diplomatik, vendimi bazohet tërësisht në veprimet e qeverisë në detyrë Shtetet e Bashkuara e kanë hedhur poshtë pretendimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, se Kosovës po i kërkohet të paguajë çmimin e përpjekjes së Uashingtonit për ta tërhequr Serbinë nga ndikimi rus. Kurti ka folur ditë më parë për këtë nga SHBA-ja teksa është pyetur për pezullimin e dialogut të planifikuar strategjik. Përmes një përgjigjeje me shkrim, një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë ka thënë...