Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Planin e Trump për Gazën komenton Kancelari Merz: Shansi më i mirë për paqe
Kancelari gjerman Friedrich Merz përshëndeti planin e paqes për Gazën, të prezantuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke e cilësuar atë si “shansin më të mirë për t’i dhënë fund luftës”. Merz i bëri thirrje Hamasit të pranojë propozimin dhe të “hapë rrugën për paqe”. Ai theksoi gjithashtu se Berlini synon të luajë një “rol konkret” në zbatimin e planit. Gjatë një takimi në kancelari me të afërmit e pengjeve gjermanë të mbajtur nga Hamasi, Merz deklaroi se “vuajtjet e pengjeve dhe familjeve të tyre duhet të marrin fund menjëherë” dhe përsëriti thirrjen për lirimin e të gjithë pengjeve. “Ata duhet të trajtohen në mënyrë humane dhe të marrin ndihmë mjekësore”, tha ai, duke vlerësuar gjithashtu sakrificat dhe forcën emocionale të familjeve të pengjeve....