1 mijë euro rryshfet për të mos hequr tendën e një lokali/ Apeli i GJKKO-së lë në burg inspektorin e IMT, Klajdi Zhilla

1 mijë euro rryshfet për të mos hequr tendën e një lokali/ Apeli i GJKKO-së lë në burg inspektorin e IMT, Klajdi Zhilla

kladi zhilla TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" për Klajdi Zhillë, një nga zyrytartë e IMT-së të akuzuar për çështjen e aferës korruptive në Kombinat, më 27 gusht. Zilla kishte bërë ankimim në shkallën e dytë, por kërkesa e tij u rrëzua këtë të martë, duke mbetur në fuqi vendimi i shkallës së parë të GJKKO-së. Ai akuzohet për veprat penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Shpërdorim detyre", të kryera në bashkëpunim. Punonjësi i IMT së Tiranës ishte shpallur në kërkim, pasi mori ryshfet për të mos hequr tendën e një lokali. Ai u vetëdorëzua në polici më 30 gusht, ndërkohë që lidhur me çështjen në pranga ranë edhe dy të tjerë....