Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
E hoqi nga puna, punonjësi godet me grusht drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve në Kavajë
Një 48-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Kavajës, pasi goditi me grusht dhe kërcënoi drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve. Ngjarja ndodhi pas ndërprerjes së kontratës së punës së shtetasit A. A., banues në Kavajë, i cili dyshohet se për hakmarrje sulmoi fizikisht drejtorin e institucionit, shtetasin O. D. Sipas njoftimit zyrtar, përveç dhunës fizike, 48-vjeçari e kishte kanosur edhe nëpërmjet thirrjeve telefonike dhe mesazheve kërcënuese. Policia ndërhyri menjëherë duke arrestuar autorin.