Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
30 mijë euro vrasja e Regis Runaj, Hoxha përplaset me Alibejn: Bëhu spiun i talentuar o Tomaso Busheta
Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar këtë të martë seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”, ku i penduari i drejtësisë Endrit Alibej ka zbuluar detaje të reja nga vrasjet mes bandave në Elbasan. Alibej gjatë dëshmisë është përplasur me Xhuliano Hoxhën, për të cilin thotë se e kishte paguar 30 mijë euro që të vriste Regis Runajn. DËSHMIA E ALIBEJ: Alibej: Regis Runajn e njihja si informator të vëllezërve Çopja, Mikael Qoses, pra njerëzve që kishin vrarë familjarët e mi. Urdhrin për ekzekutimin e Runajt e kam dhënë unë. Kam folur për këtë me Nuredin Dumanin dhe ai më tha, më thuaj dhe e mbarojmë. Është ky komunikim. Xhuliano Hoxhaj: Ishe ti apo Nuredini? Alibej: Isha unë. Kam komunikuar me Nuredinin dhe i kam thënë si...