Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Vrite me thikë! Të jap 30 mijë euro”/ Alibej: E urdhërova për eliminimin e Runaj! Ishte informator i Çopjave…
Vijon në GJKKO seanca në kuadër të “Plumbit të Artë”. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar dëshminë e të penduarit të drejtësisë Erion Alibej, i cili ka deklaruar se Regis Runajn e njihte si informator të vëllezërve Çopja dhe Mikael Qoses. Sipas tij këto janë personat të cilët kanë eliminuar një familjarin e tij. “Urdhrin për ekzekutimin e Runajt e kam dhënë unë. Kam folur për këtë me Nuredin Dumanin dhe ai më tha, më thuaj dhe e mbarojmë. Është ky komunikim. Vrasjen do ta kryente Xhuliano Hoxha”, tha ai. Sipas Alibejt, ai ka kërkuar që vrasja të kryhej me thikë dhe jo me armë zjarri, në mënyrë që të mos kishte zhurmë. Ky kusht është pranuar nga Hoxha i cili ka pranuar menjëherë të jetë...