“Urdhrin për ekzekutimin e Runajt e kam dhënë unë”, zbardhen dëshmitë e Erjon Alibej: I thash Nuredinit, bëje me thikë se s’ka zhurmë, por…

“Urdhrin për ekzekutimin e Runajt e kam dhënë unë”, zbardhen dëshmitë e Erjon Alibej: I thash Nuredinit, bëje me thikë se s’ka zhurmë, por…

Vijon dëshminë në GJKKO i penduari drejtësia Erjon Alibej. Ai është përballur me Xhuliano Hoxhën, i akuzuar për vrasje, dhe avokatin e këtij të fundit, teksa ka treguar planin dhe organizimin e vrasjes së Regis Runajn. Pjesë nga dëshmia në sallën e gjyqit: Alibej: Regis Runajn e njihja si informator të vëllezërve Çopja, Mikael Qoses, pra njerëzve që kishin vrarë familjarët e mi. Urdhrin për ekzekutimin e Runajt e kam dhënë unë. Kam folur për këtë me Nuredin Dumanin dhe ai më tha, më thuaj dhe e mbarojmë. Është ky komunikim. Xhuliano Hoxhaj: Ishe ti apo Nuredini? Alibej: Isha unë. Kam komunikuar me Nuredinin dhe i kam thënë si mendon. Avokati: Kush do ta kryente? Alibej: Xhuliano Hoxha. Unë i kam thënë, mundohu ta bësh...