‘Plumbi i Artë’/ Dëshmia tronditëse e Erion Alibej: Urdhrin për vrasjen e Runajt e dhashë unë, kërkova të kryhej me thikë që të mos kishte zhurmë

‘Plumbi i Artë’/ Dëshmia tronditëse e Erion Alibej: Urdhrin për vrasjen e Runajt e dhashë unë, kërkova të kryhej me thikë që të mos kishte zhurmë

Vijon në Gjykatën e Posaçme procesi ndaj grupit kriminal të dosjes së bujshme “Plumbi i Artë”, ku këtë të martë ka dhënë dëshminë bashkëpunëtori i drejtësisë Erion Alibej. Në qendër të dëshmisë ishin vrasja e Emiljano Ramazanit dhe ekzekutimi i Regis Runajt, ku Alibej pranoi se ka qenë organizator dhe urdhërues i tyre, në bashkëpunim të ngushtë me Nuredin Dumanin dhe persona të tjerë nga rrjeti i krimit të organizuar. Sipas tij, Emiljano Ramazani ishte njeri shumë i afërt me Talo Çelën dhe Mikael Qosen, ndërsa për vrasjen e Runajt, urdhri u dha pasi u mor konfirmimi nga Dumanit. Ai madje ka këshilluar bashkëpunëtorin Xhuljan Hoxha “ta bëjë me thikë që të mos bëhej zhurmë”. Dëshmia për vrasjen e Emiljano Ramazanit: Erion Alibej: Nuk kishte...