Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tony Blair pjesë e ‘Bordit të Paqes’ që do të mbikëqyrë rindërtimin e Gazës, ish-kryeministri britanik: Plan i guximshëm dhe i zgjuar
Ish-kryeministri britanik Tony Blair ishte emri i vetëm që përmendi Presidenti amerikan Donald Trump si anëtar i “Bordit të Paqes” (Board of Peace), organit që do të mbikëqyrë qeverisjen dhe rindërtimin e Gazës. Pas deklaratave të Trump, i cili e përshkroi Blairin si “njeri të mirë”, ish-kryeministri lëshoi një deklaratë të shkruar ku përshëndeti iniciativën amerikane. “Presidenti Trump paraqiti një plan guximtar dhe të mençur, i cili, nëse miratohet, mund të përfundojë luftën, të sjellë lehtësim të menjëhershëm në Gaza, dhe mundësi për një të ardhme më të ndritur dhe më të mirë për popullin e saj, duke siguruar njëkohësisht sigurinë absolute dhe të qëndrueshme të Izraelit dhe lirimin e të gjitha pengjeve”, tha ai. “Ky plan na ofron shansin më të mirë për të...