Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sadushi pret homologen nga Holanda: Të nxisim dialogun institucional

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sadushi pret homologen nga Holanda: Të nxisim dialogun institucional

Në një takim që shënoi një hap të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit ndërgjyqësor, Kryetari i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Sokol Sadushi, priti sot Kryetaren e Gjykatës së Lartë të Holandës, Dineke de Groot. Takimi u zhvillua në ambientet e Gjykatës së Lartë dhe synoi të nxisë dialogun institucional dhe shkëmbimin e përvojave mes dy gjykatave. Gjatë takimit, Sadushi prezantoi prioritetet e tij për bashkëpunimin e ardhshëm, duke theksuar rëndësinë e dialogut ndërgjyqësor në kuadër të zhvillimeve të jurisprudencës evropiane dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi për formalizimin e raporteve institucionale. Ai vuri gjithashtu në dukje nevojën për unifikimin metodologjik të instrumenteve të harmonizimit, që do të garantojë një praktikë gjyqësore më koherente, dhe zhvillimin profesional të gjyqtarëve dhe stafit të gjykatës, veçanërisht në...