Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e biznesmenit, reagon Dhoma e Italiane e Tregtisë: Autoritetet të hetojnë plotësisht ngjarjen
Confindustria Albania dhe Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri, në një komunikatë të përbashkët, kanë reaguar për vrasjen e biznesmenit Edoardo Sarchi pranë Tepelenës. Në këtë reagim kërkohet nga autoritetet shqiptare një hetim të menjëhershëm, të plotë dhe transparent për zbardhjen e rrethanave të krimit. “Është e domosdoshme që autorët dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë pa vonesë. Ngjarje të tilla nuk mund të mbeten të pandëshkuara, pasi siguria dhe besimi janë kushte themelore për praninë dhe aktivitetin e operatorëve ekonomikë italianë në Shqipëri”, theksohet në reagimin e përbashkët. Më tej i bëhet thirrje institucioneve shqiptare që të mobilizojnë burime të plota hetimore, të bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet italiane dhe të informojnë rregullisht publikun mbi ecurinë e hetimeve. Ndërkohë, këtë të hënë, policia e shtetit bëri të ditur se e...