Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Korreshi ironizon programin qeverisës: Përrallë me mbret e Diell
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ironizuar sot programin e qeverisë gjatë fjalës së tij në seancën plenare. Ai e krahasoi atë me një “përrallë me mbret e Diell”, duke shtuar se më shumë ngjan me një “program të lyer me buzëkuq, por me çizme përpara”. Korreshi u shpreh se opozita është e gatshme të rikthehet në normalitet, por vetëm nëse Kryetari i Kuvendit rikthen seancën e 18 shtatorit për të diskutuar mbi programin qeverisës. “Ne jemi këtu për këtë programin e bukur, atë që keni bërë me buzëkuq ju. Është si një program me buzëkuq, por me çizme me gisht përpara, me thonj pa prerë. O Kryetar, ke një muaj që nuk na jep të drejtë fjale dhe ne hallexhinjtë vjedhim dy minuta...