Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, identifikohet autori! Shpallet në kërkim 48-vjeçari nga Vlora ( EMRI/ VIDEO)

Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, identifikohet autori! Shpallet në kërkim 48-vjeçari nga Vlora ( EMRI/ VIDEO)

Policia e Gjirokastrës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchit, ngjarje e ndodhur në orët e para të së shtunës (27 shtator). Burime bëjnë me dije se një person nga Vlora është shpallur në kërkim nga policia. Sipas të njëjtave burime, ai është Kamber Sulçaj nga fshati Mesaplik i Vlorës.   Motiv i krimit dyshohet të ketë qenë një konflikt banal. Siç mësohet, mes autorit të dyshuar dhe viktimës, si dhe personave që e shoqëronin atë, pati një konflikt të çastit. Ky debat u përshkallëzua më pas deri në përdorimin e armës.   Grupi hetimor i Policisë dhe Prokurorisë së Gjirokastrës ka në dispozicion prova të vlefshme që dokumentojnë ngjarjen. Konkretisht, përmes kamerave të sigurisë në segmente të ndryshme rrugore, hetuesit kanë mundur të dokumentojnë itinerarin e lëvizjes...