Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Punësimi i të huajve në Shqipëri, fenomen në rritje për shkak të boshllëqeve në tregun vendas
Tregu i punës në Shqipëri po përballet me një fenomen që po shfaqet gjithnjë e më shumë: punësimi i të huajve për të mbushur boshllëqet që nuk mund t’i plotësojnë punonjësit vendas. Ky trend është i dukshëm në sektorët me nevoja më të mëdha për fuqi punëtore, si industria përpunuese dhe prodhuese, ndërtimi, turizmi, por edhe bare dhe restorante. Në një lidhje direkte për Klan News me moderatoren Enita Mema, eksperti për punësimin, Erion Muça, shpjegoi situatën e tregut të punës dhe arsyet pse punonjësit vendas nuk mund të mbulojnë të gjitha pozicionet: “Sektorët me nevoja më të mëdha sigurisht që janë sektorët e industrisë përpunuese dhe prodhuese. Sektori i ndërtimit, turizmit, por edhe ai i bareve dhe restoranteve. Deri para pak kohësh ishte dhe...