3 milionë euro pasuri! Noteres Sanja Telhallarit i sekuestrohen pronat dhe llogaritë bankare

3 milionë euro pasuri! Noteres Sanja Telhallarit i sekuestrohen pronat dhe llogaritë bankare

sanja telhallari TIRANË- Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, noteres Sanja Telhallari i janë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 3 milionë euro, në prona të paluajtshme dhe llogari bankare. Sipas prokurorisë së Tiranës, vlera e pasurive që i janë sekuestruar noteres, nuk justifikohet nga puna e saj. Në mesin e pronave të sekuestruara është dhe një vilë në një zonë rezidenciale në periferi të Tiranës, që sipas prokurorisë dyshohet të jetë blerë dhe në sajë të aktivitetit të paligjshëm i kryer nga ish-bashkëshorti i noteres. Shtetasi K.P është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane dhe është dënuar për vepra të rënda penale, përfshirë veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, me një dënim maksimal deri në 21 vjet burgim. Në Korrik të këtij viti, vila e sekuestruar...